Ka probleme reale për Organizimin e Lojërave Olimpike të Tokios edhe në vitin 2021. Ai që e pohon këtë është australiani John Coates, anëtat i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
‘Janë atletë që do të vijnë nga 206 vende të botës-tha Coates-përvec 11 mijë sportistëve do të jenë 5000 funksionarë dhe trajnerë, 20 mijë punonjës të medias. Në këtë moment po punojnë 4000 persona për organizimin e Olimpikeve te cilëve do t’u shtojmë 60 mijë vullnetarë. Nuk mund të shtyjmë sërish Lojërat dhe duhet të mendojmë se nuk do të ketë ende një vaksinë ose se do të jetë por nuk do të kemi kohë për ta shpërndarë në të gjithë botën’
‘Do të duhet të izolojmë Fshatin Olimpik? A do të ketë sportistë që do të qëndrojnë në karantinë? Duhet të kufizojmë numrin e shikuesve në cdo vend ku do të zhvillohen garat?-ishin disa prej pyetjeve të ngritura nga Coates, fjalët e të cilit I bëjnë jehonë atyre të presidentit të IOC Thomas Bach. Ky I fundit paralajmëroi për anulim përfundimtar të Lojërave të Tokios nëse ato nuk do të zhvillohen as në 2021
Sfidanti.al