Libri i polemikave, Vidal: Kam folur me Chiellinin, gaboi që zbuloi gjëra private

Kjo e premte ishte e Arturo Vidal që festoi 33 vjetorin e tij të lindjes, një festë që e bën nga Barcelona ku ka ndërmend të qëndrojë edhe në të ardhmen, dicka që e theksoi nëpërmjet një lidhje direkte në rrjetet sociale. Dhe kiliani nga një pyetje një tjetrën, gjeti hapësirë dhe mënyrë për të kujtuar të kaluarën e tij dhe pasi dha falenderimet e tij, nuk ngurroi t’i ‘shkulë’ pak veshin një ish shoku të tij të skuadrës, Giorgio Chiellini dhe motive lidhet pikërisht me autobiografinë e kapitenit të Juventusit e sidomos paragrafi ku ai flet për vesin e Vidal të konsumimit të alkoolit

‘Njerëzit janë përqendruar te gjërat negative që ka thënë Chiellini-tha Vidal gjatë lidhjes direkte në Instagram-nuk më duket dicka e drejte që të tregosh  gjëra private, por ai tha edhe se jam një kampion’.

‘U sqaruam-vijoi më tej Vidal duke saktësuar situatën-Giorgio më mori në telefin dhe më shpjegoi. Nuk ishte dicka që nuk mund ta bëja, kisha marrë lejen për të dalë. Jam një qenie njerëzore si të gjithë dhe kur gabova, e kam paguar dhe jam ringritur’.

Për momentin duket se është një histori e mbyllur, të paktën deri në zbulimin e paragrafit të radhës të ‘Io Giorgio’ që po rezulton një autobiografi që ka ngjallur shumë diskutim dhe…zemërim.

Sfidanti.al