Mos vallë do të kemi të papritura, dhe ndonjë nga legjendarët e sulmit do të largohet? Sipas të gjitha shanseve, ky mund të jetë Nejmar që mund të shkojë tek Barcelona (edhe pse aspekti financiar nuk e lejon), ndërsa në Paris po mendojnë për të sjellë lojtarë të rinj. Nëse i beson mediave, në plan janë Pjer-Emerik Obamejang dhe Mauro Ikardi (të cilit i duhet paguar kartoni), ndërsa nuk dihet se çdo të ndodhë me Edinson Kavanin.
Njoftimet thonë se PSG është gati të paguajë gati 60 milionë për kartonin e Ikardit, 10 milionë më pak sesa klauzola e vendosur nga Interi, diçka që mendohet se do të ndezë garën në Itali, pasi Juventusi e Milani janë po ashtu të interesuar për ish-kapitenin zikaltër. Lajmet janë edhe për Obamejangun, që mund të kushtojë 40-50 milionë euro, dhe që ka vetëm 1 vit kontratë të mbetur tek Arsenali. Ndoshta, Nejmar mund të largohet, por gjithsesi kjo nuk na qartëson shumë. Sipas shtypit spanjoll, Barcelona do të ofronte Antuan Grizmanin, Usman Dembelenë apo Filip Kutinjon për të arritur deri tek braziliani, pra nuk do të kishte vend për një si Obamejangu. Duket se këto janë “pista” të ndryshme që po ndiqen në të njëjtën kohë, për të arritur në një përfundim kur të vijë koha e duhur.
Sfidanti.al