Aksidenti i Kobe Bryant, raporti: Përplasja e helikopterit faj i pilotit

Përplasja e helikopterit me të cilin po udhëtonin Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë në 25 janar të 2020 u shkaktua nga një gabim I pilotit. Kjo është ajo që theksohet në raportin e National Transportation Safety Board. Sipas këtij raporti, pilotit Ara Zobayan i ishte ndaluar të kalonte në turbacionet e ajrit duke hyrë mes reve, por ai injoroi urdhrin dhe e pa veten të dizorientuar dhe menjëherë pas kësaj ndodhi përplasja e helikopterit duke shkaktuar vdekjen e legjendës së basketbollit, Bryant, së bijës dhe 7 personave të tjerë të pranishëm në bord.

Sfidanti.al