Milan, Ibrahimovic dëshiron të qëndrojë për të luajtur sërish në Ligën e Kampioneve

Zlatan Ibrahimovic i ka të qarta idetë  kur bëhet fjalë për të ardhmen. Suedezi është i vendosur që të rinovojë me Milanin sepse ka një objektiv të qartë në mendje; të luajë ende në Ligën e Kampioneve dhe të tregojë se është një lojtar klasi edhe në moshën 41 vjecare. Për këtë arsye, krijohet përshtypja se tratativat me drejtuesit e klubit milanez për zgjatjen e kontratës edhe për një sezon do të jetë më pak e komplikuar në krahasim me rinovimet me Donnarummën dhe Calhanoglu.

Problemi i pagës duket se është i dorës së dytë, ose të paktën më pak vendimtar në krahasim me dëshirën e lojtarit për të mbyllur karrierën me fanelën kuqezi në skenën më të rëndësishme të futbollit për klube. Ibrahimovic e di shumë mirë që në moshën e tij dhe në një periudhë dramatike në aspektin ekonomik për shkak të pandemisë, nuk do të mund t’i kërkojë të pamundurën Milanit dhe ai as që nuk ka ndërmend ta bëjë këtë. Shifrën 7 milionë Euro do të rijepet nëpërmjer bonuseve që mund të arrihen në mënyrë pak a shumë të lehtë.

Ndërkaq, vetë Maldini pranoi se pret  një akord jo shumë të komplikuar duke parë se vullneti i të dy palëve është të të vazhdojnë  bashkëpunimin mes tyre, ndoshta me titullin kampion të fituar.

Sfidanti.al