Airton Sena, përkujtohet 25 vjetori i aksidentit tragjik të legjendës së Formula 1

Ishte 1 maji i vitit 1994 kur e gjithë bota sportive e sidomos ajo e Formula 1 derdhi lotë pa fund për një legjendë të automobilizmit, Airton Sena. ishte Cmimi i Madh i San Marinos ai që i mori jetën 3 herë kampionit të botës në Formula 1 dhe kjo ndodhi pikërisht në kthesën Tamburello në pistën e Imolës. Pavarësisht përpjekjeve të bëra për ta shpëtuar, Sena ndërroi jetë në spitalin Maxhore të Bolonjës.

I mbiquajtur ‘Magjiku’, Sena deri në vitin 2006 mbante rekordin për numrin e pole position të fituar në karrierë. por jo vetëm kaq, Airton Sena është piloti i 5 me më shumë fitore në Formula 1 pas Shumaher, Hamilton Fetelit dhe Prost me të cilin ka përjetuar një rivalitet shumë të fortë.

Po kështu, Sena ka marrë pjesë në 162 gara duke shënuar 80 podiume, ndërkohë që numri i pole position i fituar prej tij është 60. Airton Sena ka lindur në mars të vitit 1960 në Sao Paulo në Brazil dhe karrierën e tij si pilot e nisi në garat kart kur ishte vetëm 13 vjec. Në moshën 17 vjecare fitoi kampionatin e parë ndërkombëtar, ndërsa në 1984 u bë pjesë e Botërorit të Formula 1. Kaluan vetëm 4 vjet dhe Sena fitoi titullin e tij të parë në Formula 1 me skuadrën e Meklaren duke grumbulluar 90 pikë të shoqëruar me një bilanc prej 8 fitoresh dhe 13 pole position.

Në 1990 erdhi edhe titulli i dytë botëror për pilotë në këtë kampionat, ndërsa 1 vit më vonë ai e coi në 3 numrin e titujve kampion bote ndërkohë që shënoi edhe fitoren e tij të parë në vendlindjen e tij, Brazilin. Pavarësisht rezultateve të shkëlqyera me Meklaren, Sena vendosi që të ndërmarrë një sfidë të re duke kaluar te Uilliams në vitin 1994, një sfidë që pati një fund tragjik për të.

sfidanti.al