Bota e futbollit përfshihet nga ankthi për Iker Kasijas. portieri spanjoll i Portos u shtrua me urgjencë në spital për një problemi kardiak që iu shfaq gjatë një seancë stërvitore së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe bëhet fjalë për një infark në miokard.
Ish kapiteni i Realit të Madridit dhe përfaqësueses spanjolle kampione e botës në vitin 2010 iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe duket se është i nmdërgjegjshëm dhe jashtë rreziku për jetën. Tashmë në moshën 37 vjecare, Kasijas u transferua te skuadra e Portos në vitin 2015 dhe se fundmi kishte rinovuar kontratën e tij edhe për një sezon tjetër.
sfidanti.al