Emri i tij ishte “Retë e Shumta” (Many Clouds) dhe ai ishte një kalë race që merrte pjesë në garat e hipizmit në Angli. Kafsha elegante me lëkurë të zezë të shkëlqyer, u këput pak çaste pasi përfundoi fitimtare garën e Kotsuoldit në Çeltenham, pikërisht kur kalorësi i saj, Lejton Espëll, po përgatitej të jepte një intervistë. Mjekët bënë çmos për ta shpëtuar kalin 10-vjeçar, por nuk qe e mundur dhe mijëra spektatorë mbajtën zi, kur morën vesh lajmin.
Trajneri i “Reve të Shumta”, Oliver Shervud , tregoi për gazetat britanike sesi u ndje pronari i kalit, Trevor Hemings, kur mori lajmin. “Trevor është i dërrmuar, – tha trajneri, – ai gjithmonë thoshte se ky kalë do të vdesë për mua, dhe ai vërtet vdiq për të dhe për skuadrën, duke bërë gjënë që pëlqente më shumë”.
Sfidanti.al