Adetokumbo-Tatëm-Jokiç-Donçiç është katërshja e madhe e NBA-së!

Ylli i Bostonit ka qenë i jashtëzakonshëm në këto 3 ndeshjet e para të kampionatit dhe ka mesataren “xhordaneske” të pikëve 34.7 mesatarisht për çdo sfidë. Luka Donçiç nuk është shumë prapa me 33.5 pikë për ndeshje, edhe pse i lënë pas nga Xha Morant e Damien Lilard, ndërsa Janis Adetokumbo ka 32.5 pikë mesatarisht. Këta 3 yje, bashkë me Nikola Jokiçin, përbëjnë katërshen më të mirë të NBA-së në 3 xhirot e para të dueleve të këtij sezoni, dhe kjo bë bazë të vlerësimit me pikë. Numri 1 është Adetokumbo i Miluokit me notën 40.5, ndjekur nga Tatëm me 37, e pastaj vijnë Jokiç i Denverit me 36.3 dhe Donçiç i Dallasit me 36. Të tillë si Xhejms Harden (33) dhe Lebron Xhejms (31.7) janë prapa tyre. Adetokumbo ka mesatarisht 12.5 topa në tabela për ndeshje, 5.5 asistë, 0.5 vjedhje topi dhe 1.5 bllokime gjuajtjesh. Jokiç ka vërtetë 24 pikë për ndeshje, por është me mesatare thuajse “tripëll dabëlli” me 10.7 topa në tabela e 9.7 asistë.

Sfidanti.al