Kur flasim për “botë” do të thotë vendet më të zhvilluara si Anglia, Gjermania, Spanja apo Franca, dhe Italia ka dashur të jetë gjithnjë mes tyre, e në shumicën e kohës ia ka dalë mbanë. Nuk duket se është kështu dhe prej vitesh këtë e kuptojnë edhe në Apenine, ndërsa Seria A po krijon pak yje dhe po tërheq edhe më pak, me përjashtim të ndojnë Ibrahimoviçi të lodhur apo Di Marie në prag të “pensionit”. Zvonimir Boban, ish-kampioni kroat e jugosllav i Milanit, bën një parashikim të zymtë duke thënë se “futbollit italian i duhen 15 vjet që të kthehet në majë, nëpër akademi është vrarë talenti”. Bobani nuk e thotë se përse ka ndodhur kështu, por thekson se “pas Pirlos, Italia nuk ka pasur më asnjë kampion të madh”.
Sfidanti.al