A do ta fitojnë Lejkërsat titullin me treshen Lebron-Dejvis-Uestbruk!

Padyshim që ky transferim ishte një bombë, ndonëse disi e paralajmëruar. Dihej se Los Anxhelos Lejkërsat dëshironin të përforcoheshin pasi dështuan sezonin e kaluar në NBA, por lojtari që ata morën është një emër i madh. Rasëll Uestbruk është mbreti i tripëll dabëllit në basketbollin amerikan, i aftë të shënojë shumë, por sidomos të kapë topa në tabela e të shërbejë asistë. Kjo do të thotë një ndihmë e madhe për Lebron Xhejmsin dhe Entoni Dejvisin, yjet e mëdhenj të ekipit, veçse suksesi në Kaliforni do të vijë vetëm me një kusht, ai që Uestbruk të mos mendojë në radhë të parë për rekordet e tij personale, por për lojën dhe fitoret e ekipit.

Sfidanti.al