Bajerni synon dy lojtarë të Barcelonës, Destin dhe Sergi Roberton

Nuk do të ishte aspak keq që klubi katalanas të mund të transferojë futbollistë për të lehtësuar gjendjen financiare dhe të mbajtur më lehtë Mesin. Lajmet janë që Bajerni po kërkon dy mbrojtës, që të dy lojtarë krahu, si Dest dhe Sergi Roberto. i pari erdhi vjet në “Kamp Nou”, ndërsa i dyti është prej shumë vitesh me Barcelonën. Këta të dy nuk kanë qenë të përmendur shpesh si futbollistë për t’u larguar, por situata e sotme është e tillë që nuk mund të bësh plane. Nëse trajneri Kuman ka mundësi të ketë alternativa për ta, Desti dhe Sergi Roberto mund të largohen kundrejt një shume të përshtatshme.

Sfidanti.al