Prezervativi ndihmon edhe për të fituar një medalje olimpike!

Jo për ta përdorur për arsyen kryesore për të cilën jepet, pra për të mos transmetuar sëmundje apo për të mos mbetur shtatzanë gjatë raporteve seksuale. Gjithsesi, prezervativi për njerëz praktikë ka edhe vlera të tjera dhe kështu i ndodhi sportistes australiane, Xhesika Foks, që fitoi medalje bronzi në Lojrat Olimpike në Tokio. Vajza 27-vjeçare përfaqëson Australinë në garat me kanoe dhe u desh të riparonte lopatën e dëmtuar. Meqë organizatorët japonezë kanë shpërndarë prezervativë, ajo e përdori menjëherë dhe duket se ia zgjidhi problemin siç duket edhe në foton e vogël, brenda fotos së madhe. Xhesika, vajza e lindur në Marsejë të Francës dhe e njohur me nofkën “Foksi”, arriti në vendin e tretë në disiplinën e saj duke marrë medaljen e bronzit olimpike.

Sfidanti.al