Sinner në raundin e tretë të Wimbledon

Jannik Sinner kaloi ndeshjen e parë të vështirë në Wimbledon, Slam-in e tretë të këtij viti kalendarik. Numri 1 i botës eliminoi bashkatdhetarin e tij Matteo Berrettini. Me rezultatin 3-1 (7-6, 7-6, 2-6, 7-6). Ndeshja ishte shumë e ekuilibruar. Tri nga katër setet u vendosën vetëm me “tie-break”, ku fati i buzëqeshi Sinnerit. Në sfidën që zgjati për gati 4 orë, kishte shumë rivalitet. Berrettini vinte pas një dëmtimi të gjatë dhe ishte shumë i uritur për sukses. Zhgënjim për këtë të fundit, pasi Matteo kërkonte vazhdimësinë në turneun britanik. Ku ka qenë finalist në vitin 2021. Nga ana tjetër, Sinner i gëzohet fitores. Teksa u shfaq tejet i lumtur në përfundimin e takimit. Ku ndër të tjera:

“Të gjithë prisnin një ndeshje të madhe. Matteo është një lojtar shumë i mirë. E dija që për ta mposhtur duhej të rrisja nivelin e lojës në krahasim me ndeshjen e parë. Gjëja që më bën më shumë të lumtur është ta shoh Matteon sërish në këto nivele. I uroj vetëm të mira në vijim”.

I pyetur për bisedën me Berrettinin në fundin e sfidës, Sinner theksoi se i shprehu shumë lëvdata kolegut.

I urova fat për pjesën tjetër të sezonit. Pasi ai po luan shumë mirë. Gjithashtu dhe ai mua më uroi të njëjtën gjë. E nisëm ndeshjen me buzëqeshje dhe po ashtu e mbyllëm. Nëse ai vazhdon luan kështu, shumë shpejt do të jetë në nivelet më të larta”.

Pas këtij suksesi, Jannik Sinner do të luajë në raundin tjetër ndaj tenistit serb Miomir Kecmanovic. I cili eliminoi holandezin Tallon Griekspoor. Wimbledon ka nisur me emocione të vërteta që prej datës 1 korrik.