Pse dreqin ngeci tek barazimi ndeshja Partizani – Egnatia? Pse u quajt gol i rregullt për Egnatian…ai në minutën e 90-të? Pse kështu, pse ashtu, kishte shumë kjo edhe ndeshje. Por jemi të pafuqishëm. Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovice thotë Shvejku, të gjitha rrugët të çojnë drejt barazimit .. thotë “Shvejku”ynë i futbollit! Dikur thuhej se ndeshjen do ta fitoj më i miri, më i forti, kurse sot më i forti ..del nga barazimi ! Pa mburrje , por mund të themi se në kohën e stadiumeve drangull fare , pra pa tifozë, jemi kampionati që pjellim dhe pjellim… më shumë barazime .
Dhe më e bukura, nuk është meritë e ekipeve, sepse ata vazhdojnë të luajnë për fitore,si të parët e tyre, por nuk ke ku shkon, të gjitha rrugët të çojnë drejt ..barazimit! Më shume barazime, me shume rivalitet. Treshja e Bermudës sonë : arbitri i fushës që qëndron në këmbë, çunat e VAR-it të cilët vendosin ulur në bythë, dhe ata lart, “kollaret e topit”, po shkrihen ne një trup te vetëm…
Ishte apo nuk ishte i rregullt goli i Egantias ? Sapo shfaqet në ekran ajo viza e famshme e VAR-it, e shplarë aq edhe shtrembaluqe , të jep shpresë se gola të tjerë do të lindin nga “furgoni”. Dhe janë gola jo për ypsilonin, por iksin ..!
Sfidanti .al