Tirana po vetëvritet, po e vrasin apo ..të dyja bashkë ?

E pyetën një herë profesor Lym Allën se ç‘ka qënë Tirana, çështë  tani dhe çdo të bëhet…nesër. Profesori i paharruar per batutat,  na la një “testament” që bënim sikur  e kishim harruar diku : “Tirana është një lloj rebelimi sportiv, një ekip që lindi për të mos vdekur i dorëzuar !”   Kjo që po ndodh me Tiranën,  më mirë që nuk e shikon profesori . Tirana e madhe është bërë e vogël. Më e keqja ..  të gjithë i ka kundër..madje edhe veten e saj!

Duket sikur paska qenë e kurdisur me marifet fati bardheblu! Fill  pas lavdisë së 100- vjetorit, kur u shpall edhe kampione, si me terezi, do të vinin ditët më pa shpresë  të klubit. Presidenti Halili  tregohet me gisht si fajtori i parë, por  Tiranën e rrahin të gjithë për hiçmosgjë, tamam  si batuta tek filmi.

Në fushë ekipi është dorëzuar si kurrë më parë, pa shpirt dhe pa vetdijen e fanelës mbi supe, por është e ndjeshme  edhe “DORA E NGROHTË”  që vjen nga sipër. Nga FSHF-ja dhe nga ..Bashkia. Ata që ishin duke vrarë njëri- tjetrin per llokmën futboll,  kryetari   Veliaj dhe presidenti  Duka, që sajuan  “duelin e shekullit”, tani  kur flitet për ndërtimin e stadiumit me më shumë kulla ne Europë, janë  lezetuar… “puthjen e betonit”!

Sfidanti.al