T’i ankohesh FSHF-s për abitrat, si të qahesh Dukës për…biletat!

E pyetën kohë më parë trajnerin Ilir Daja të Dinamos, fill pas ndeshjes, ç‘mendonte për lojën dhe logjiken e saj  . Përgjigja ishte e denjë për  muze , pasi  kapërceu pyetjen që mori , kapërceu edhe veten e tij:  “Fillimisht i uroj suksese Kombëtares që luan ndeshjen e saj  !!”. Bëri “kurban” Dinamon e tij dhe bekoi me fat ekipin që ka një trajner tjetër, një trajner që lodron samba kur flet dhe  jo kur luan…

Pse e kujtuam këtë “autogol” moral të  intervistes? Këto ditë, kur për Dinamon  dhe Ilir Dajën kanë rënë këmbanat e alarmit, pasi po mesohen me humbje dhe pa fitore, po ta pyesësh trajnerin Daja për ekipin, as nuk i shkon mëndja tek Kombëtarja dhe jo më tek  ndeshja e “shekullit” me Serbinë.

Tani jemi pa dorashka: Halli  im ia fut  hallit që ke ti !Ç‘po ndodh me Dinamon? Thonë se e kanë gjetur të keqen që ka zbehur  lojën e tyre, dhe tani po merren me të keqen që vjen nga jashtë. I paskën bërë një letër FSHF-së, ku ankohen për arbitrin, që nuk u dha një penallti në ndeshjen e fundit me Bylisin. Madje , theksonin ne leter, se është bërë virale kjo sëmundja e penalltive..në tërë këto javë.

Kaq naive të jetë vallë Dinamo apo ka frikë ta bëj ndryshe..pa leter e pa kalem ?  T’i bësh letër FSHF-se për “ndarjen e penalltive” nëpër ekipe , është njëlloj si të  ankohesh tek presidenti Duka si ndahen  biletat e Kombetares  dhe pse  shiten kaq  shtrenjte …kur luajmë kaq lirë !

Sfidanti.al