Të dyja festojnë njëherësh: Kukësi me dajre, La Valeta me .. shampanjë!

Të gjithë gëzojnë për shortin, as nuk merret vesh se cili është viktima! Sapo është hedhur shorti i Championsit , presidenti Gjici dhe stafi i tij,  kanë brofur nga gëzimi, duke bekuar shortin që na dhuroi një ekip me të cilin mund të argëtohemi. La Valeta e Maltës do të jetë përballë Kukësit dhe prapaskena më e bukur është se , sipas shtypit maltez, edhe ata kanë festuar kur kanë zbuluar misterin e shortit. Cila festë është e vërtetë?

Në futboll ka një shprehje të vjetër sa topi prej lecke : fituesi del në fushë dhe shorti është një gënjeshtër në letër. La Valeta me të vërtetë nuk është një “ujk” championsi, por të vegjëlit , atje ku jemi edhe ne me meritë,  nuk mund t’i lejojnë vetes pozat e ekipeve të mëdha. Madje ekipet me histori dhe  emër, kanë një trend edukate të sofistikuar :  sapo njohin kundërshtarin, as nuk zbardhen e as nuk nxihen në fytyrë, mezi kapen duke lëshuar një minibuzëqeshje, ngaqë shorti, sidomos ne kohët e sotme,  është vetëm trill i letrës, shumë larg barit të fushës..

Sfidanti.al