Maradona: Mos i bini në qafë Mesit për barazimin me Islandën

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, deklaroi se për barazimin 1-1 të Argjeninës me Islandën nuk duhet të fajësohet Mesi që, sikurse dihet, nuk realizoi penalltinë që iu dha ekipit argjentinas.

“Për mua, lojtarët nuk kanë asnjë faj. Unë nuk kam asnjë pretendim ndaj tyre. Përkundrazi, ata u përpoqën me ngulm dhe luajtën, por, sidoqoftë, diçka doli jashtë planit. Më pak nga të gjithë, unë do të kritikoja Mesin që dha gjithçka nga vetja”, deklaroi Maradona që e ndoqi ndeshjen nga tribuna e stadiumit të ri “Otkritije Arena” të Moskës.

“Unë vetë kam humbur pesë penallti me radhë dhe përsëri jam Diego Armando Maradona. Unë nuk mendoj se Argjentina humbi dy pikë, sepse Mesi nuk bëri penalltinë”, vuri në dukje Maradona.

Sfidanti.al