Çfarë rasti të artë kanë humbur burrat e mëdhenj të futbollit me radhë..Infanito i FIFA-s, Ceferin i UEFA-s, ai holandezi trupmadh,shef i Federatës dhe i fundit Shevçenko i madh Ukrahinës. Sikur ta kishin parë ndeshjen teatrale të Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Dinamo, a do të guxonin të na e thonin prapë atë kasetën “orgazëm” se…futbolli në Shqipëri ka bërë hapa mbresëlënës.
Ishte një ndeshje kupe, tamam për t’u pirë në ..kupën e Helmit! Skënderbeu dhe Dinamo në një teatër toksik futbolli, në role sikur po lanin borxhet e një kohe të kaluar. Cila kohë se nuk e mbani mend ? Atëherë kur Skënderbeu do të ngrihej lart, kurse Dinamo do të zhytej poshtë, pasi në fillim e keqpërdoren si zhele, më pas i morën edhe futbollistët. Në versionin e futbollit tonë, e kaluara t’u ktheka si e ardhme…
Sfidanti.al