Sikur Spanja mos ta kishte bërë golin, sikur topi të kishte rënë në shtyllë, sikur të mos kishte prekur rrjetën, sikur golin ta kishte bërë Shpresa jonë e cila vetëm u mbrojt dhe jo spanjollët që sulmuan, atëherë mund të kishim fituar ! Kjo me sikur të kujton fabulën si halla që me pak ndryshim mund të quhej..xhajë! Pse gjithë këto “sikur” për një ndeshje që u lexua me shikimin e parë. Fantazia u provokua nga fraza pikante e trajnerit Bushi pas ndeshjes:
“ Nuk mund të them se ishim të pafat se Spanja krijoi shumë raste. Ne e dinim që ata do të mbanin topin. Ajo gjuajtja që shkoi në rrjetë, sikur të shkonte në shtyllë, mund të arrinim rezultatin 0-0..”
Nuk na pëlqen ajo që ndodh, ndaj na pëlqen më shumë të “korrigjojmw” ato që nuk bëjmë dot në fushë . Sikur shtylla ta kishte ndalur topin, atë top që nuk e kapi portieri ynë, në këto momente, sipas zakonit , do të kishim hapur me çelës kopil ..portat e historisë. Në vend që të ngushëllohemi me golin e vetëm që pësuam, se mund të kishim thither edhe më shumë, qahemi për shtyllën që nuk “lëvizi” sa për të prishur syrin e keq ngaqë humbjet na vijnë në orarin e shumënjohur..në çastet e fundit!
Sfidanti.al