Leonardo Zhardim nuk është më trajneri i Monakos. Klubi i Principatës e shkarkoi atë nga detyra e tij dhe fatal për të u bë fillimi katastrofik i sezonit. në 9 ndeshjet e zhvilluara deri tani në Ligue 1, Monako me Zhardim në stol regjisroi vetëm 1 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje duke bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të humbasin durimin me të
‘Jam mirënjojës dhe krenar që pata mundësinë të drejtoj Monakon për më shumë se 4 vjet-ishte përshëndetja e Zhardim-gjithnjë kam dhënë më të mirën time dhe kam punuar me pasion. Kemi arritur dfitore të mëdha së bashku dhe unë do të ruaj përgjithmonë këto kujtime’.
Leonardo Zhardim e mori drejtimin e Monakos në verën e vitit 2014.gjatë këtyre 4 viteve, trajneri portugez e drejtoi klubin e Principatës në 233 ndeshje. në sezonin 2016/2018 Monako me të në pankinë fitoi titullin e tetë kampion të Francës në historinë e tij, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve arriti deri në gjysmëfinale. për më tepër, me Zhardim në pankinë shpërtheu edhe fenomeni Mbape.
Tani ajo që duhet të bëjë Monako është që të gjejë pasuesin e Zhardim dhe sipas medias franceze, kandidati kryesor për të marrë vendin e tij është pikërisht Tierri Henri
sfidanti.al