Ende nuk i ka mbushur të 20 vitet dhe Kilian Mbape ka bërë për vete edhe revistën prestigjioze ‘Time’. Imazhi i sulmuesit francez të Paris Sën Zhermenit ka pushtuar kopertinën e kësaj reviste që e përkufizon atë si të ardhmen e futbollit dhe duke e përfshirë në kategorjnë ‘Next Generation Leaders’
Nga mjerimi i lagjeve të Parisit, në catinë e botës, është kjo trajektorja që ka përshkuar talenti Mbape duke e merituar të jetë në kopertinën e revistës së famshme amerikane në edicionin ndërkombëtar të saj.
Historia e Mbapesë është shembulli i një ngjitje të shpejtë të tij dhe jo vetëm në botën e futbollit por edhe në shoqëri në përgjithësi. ‘jeta ime ka ndryshuar totalisht, por unë jam shumë i lumtur-tha 19 vjecari për ‘Time’-jam 19 vjec dhe jam i detyruar të jem i rritur. nuk kam jetuar një adoleshencë normale dhe disa gjëra më mungojnë
Kilian Mbape është një prej kandidatëve kryesore për të fituar Topin e Artë dhe ‘Time’ shpjegon: ‘është më shumë se një futbollist normal-shkruan kjo revisttë-tregimi i jetës së tij është si një përrallë, mnga mjerimi në lagjet e Parisit te pasuria, është një ndër liderët e brezit të ri’.
sfidanti.al