‘Shkallon’ Arda Turan; zihet me një këngëtar dhe i thyen hundën

Në Turqi, për Arda Turan po flitet shumë për bëmat e tij jashtë fushave të lojës. Mesfushori i bashakshehirit, që po vuan një dënim me 16 ndeshje skualifikim pasi shtyu një arbitër anësor, këtë radhë u bë protagonist i një sherri me këngëtarin turk Berkaj në një lokal në Stamboll.

sipas mediave vendase, Arda Turan hyri në një lokal i pashoqëruar nga bashkëshortja e tij që është në muajin e 8 të shtatzënisë dhe nisi të flirtojë me  Ozlem Ada Shahim, që është pikërisht bashkëshortja e këngëtarit Berkaj. Ky i fundit nuk e pëlqeu aspak veprimin e futbollistit dhe i kërkoi që të mos vazhdonte më.

Diskutimi mes artistit dhe futbollistit u ndez shumë dhe degjeneroi në sherr ku berkaj e pësoi më keq, pasi u dërgua në spital me frakturë në hundë duke iu nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale. por duket se historia nuk u mbyll me kaq. Gjithnjë sipas mediave turke, Arda Turan shkoi deri në spital madje ishte  edhe i armatosur.

Ky version u përgënjeshtrua menjëherë nga vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram. ‘Kjo histori është false-shkruante Arda Turan që pranoi se ishte grindur me Berkajin, por jo për shkak të bashkëshortes së artistit.

sfidanti.al