Ronaldo të shohë hallet e veta, Portugalia ka dy Silvat

Andre Silva nuk ishte shumë i pëlqyer tek Milani, por (ashtu si Alkaser) po e tregon veten diku tjetër. Bernardo Silva nuk është vënë ndonjëherë në diskutim tek Mançester Siti, dhe ishin këta dy futbollistë që ndihmuan kampionen e Europës, Portugalinë, që të fitonte në Poloni.

Një sukses, i dyti në grup në Ligën e Europës pas atij ndaj Italisë, që tregoi se “luzitanët” mund t’ia dalin edhe pa figurën madhështore të Kristiano Ronaldos. Numri 7, tashmë juventin, ka dalë në media më shumë për një skandal sesa për futboll, ndërsa Portugalia e Fernando Santosit sikur i thotë “shih punën tënde, se ne fitojmë vetë”. Në stadiumin e Slaskut, për polakët nuk mjaftoi shënuesi i momentit, Kristof Piontek që i kaloi në avantazh.

Andre Silva, Kamil Glik me autogol dhe Bernardo Silva shënuan golat për miqtë, ndërsa rrjeta e Jakub Blashçikovskit ishte thjesht një ngushëllim. Portugezët duken pranë kualifikimit për në raundin e dytë, duke eleminuar me shumë gjasë Poloninë, por sidomos Italinë katër herë kampione të botës.

Sfidanti.al