‘Telenovela’ Ronaldo, episodi i radhës: Portugezi do flasë me hetuesit

‘Telenovela’ Kristiano Ronaldo pasurohet cdo ditë me nga një episod të ri. Sipas ‘Correio da Manha’ në Portugali, sulmuesi i Juventusit u ka shprehur avokatëve të tij vullnetin për të bashkëpunuar me hetuesit në SHBA për të vërtetuar pafajësinë e tij në lidhje me akuzat për ëpërdhunim të bëra nga Kethrin Majorga.

ronaldo do të flasë në një videokonferencë në lidhje me këtë jhistori ku padyshim do të tregojë versionin e tij të fakteve. ndërkaq, motra e tij Katia Aveiro vazhdon të mbështesë futbollistin teksa në rrjetet sociale ka krijuar hashtagun #justicacr7, me foton e futbollistit të veshur si Supermani.

Megjithatë, gjërat nuk do të jenë të lehta për Ronaldon. ‘Der Spiegel’ është hedhur sërish në sulm kundër 33 vjecarit, një reagim ky që erdhi pasi një deklarate të një prej përfaqësuesve ligjorë të Kristiano Ronaldos, Peter Kristiansen i cili i cilësoi provat e publikuara si të manipuluara.

‘Nuk kemi motive që të besojmë se ato dokumenta nuk janë autentike-shkruan ‘Der Spiegel’-kemi qindra dokumenta që vërtetojnë cfarë është publikuar. I kemi kontrolluar me kujdes të gjitha informacioneve tona duke i parë edhe nga këndvështrimi ligjor’.

sfidanti.al