Do të ishte mirë ta nisnim me 3 fitore! E gjeni dot se cili trajner ka shprehur dëshirën “fëminore” për të mundur me radhë Vllazninë, Dinamon dhe Kukësin? Janë fjalë të trajnerit të Tiranës, Orges Shehi , që siç ka futur duart në xhepa në foto që kemi botuar, kërkon të fusë në “xhep” ende pa filluar beteja..9 pikë. Në fakt, nuk është lloji i trajnerit që shikon ëndërra me sy hapur ose që bën fushatë imagjinare para ndeshjeve, veçse Orgesi i 2022-it , duket se i ka lëshuar frenat dhe .. ka prishur paktin e heshtjes.
Tirana e tij u tregua e fortë deri në ditën e fundit të vitit , i ka dominuar kundërshtarët, por, prapëseprapë, një trajner i mësuar me pak fjalë, duke qënë besimtar i heshtjes, nga ata që flasin pas beteje dhe jo para, pse i sfidon me “telepati” kundërshtarët .
Apo tjetra: në një kampionat që përflitet se do të bëhet dramatik në klasifikim andej nga fundi, siç u kurdis një vit më parë, edhe pse Tirana duket sikur ka marrë leje tek “qeveria” për arratisjen, do të ishte më udhës t’i merrte një nga një ndeshjet, dhe jo treja bashkë, siç ëndërron trajneri. Sepse kur e shpallën më të mirin e vitit , peshuan veprën që kishte bërë me ekipin në gjysmën e kampionatit, pa patur nevojë për ..fitore virtuale!
Sfidanti.al