Vallë , vetëm Aleks Sandro ia dhuroi Interit ..trofeun?

Një gabim i tmerrshëm! Ky i fundit që kurdisi Aleks Sandro i Juventusit në ndeshjen finale të Superkupës, ka djegur shumë, mos të flasim se s aka kushtuar në klubin bardhezi. Çfarë mallkimi mbërriti në minutat e fundit, kur Juventusi po bënte llogaritë për penalltitë. Pyetja që ngrihet mbi të tjerat është : përse Juventusi nuk arrin të ketë vazhdimësi? Përse faji të ketë vetëm ermin e Aleks Sandros? Në të vërtetë, Alegri, kishte bërë ndryshime, duke preferuar më shumë Pelegrinin se sa brazilianin.

Ajo që ka rëndësi morale ndodhi, të gjithë shokët shkuan tek Aleks Sandro për ta ngushëlluar pas gafës që i “dhuroi” Interit Superkupën, tamam në momentin që portierët ishin bërë gati të merrnin në dorë fatin e finales. A mjafton vetëm një fajtor tek Juvja? Rabio nuk është dy herë njëlloj në nivel, Dibala që nuk gjen dot ritmin pas dëmtimit, dhe Rugani ishin edhe ata fytyra e vuajtjes dhe dhimbjes së ekipit..

Sfidanti.al