Çfarë do të ndodhë sot në mbrëmje në Budapest? Mos vallë kemi shpresë të përsëritet mrekullia e Tiranës, ku Hungaria na u shfaq si hija e një fantazme në krahasim me Hungarinë e Europianit. Një gjë dihet me siguri : sa më shumë afron ora e ndeshjes, aq më pak dëgjohet zëri “kukuvajkës kuqezi” që ka premtuar me pompozitet se në Budapest me Hungarinë dhe në Tiranë me Poloninë, sido që të shkojë puna, 4 pikë mjaftojnë për ta fituar “skedinën”! Ka nga ata që kapërcejnë edhe “Everestin” e parashikimeve kur ia mëshojnë pa frena se edhe dy fitore nuk janë ..fundi i botës!
Një muzikë e njohur në arkivin e fushatave tona klasike, sa herë që Kombëtarja na bën tamponin e kualifikimit. As edhe një i vetëm nuk u dëgjua të thoshte se do të ishte ngushëlluese sikur të merrnim dy barazime, pale të dilte ndonjë budalla që të guxonte një fund me kokë të ulur në dy ndeshjet, pra dy humbje. Në Hungari kanë gjetur një arsye të “fortë” për të motivuar kombëtaren e tyre: tregojini Shqipërisë se ajo që ndodhi në Tiranë ishte një shaka e ekzagjeruar që zgjati vetëm 90 minuta”. Kurse Shqipëria e Edi Rejës që i bie gjoksit se kemi gati planin A dhe planin B në lëmin taktik,ndërsa ka gjetur emra të rinj protagonistësh në formacion për ta zmadhuar edhe më epruvetën kuqezi…
Sfidanti.al