Topi i Artë? Premier Liga është barabar me gjithë Europën!

Dihej që më parë se kampionati anglez është më i forti, më i pasuri dhe më i ndjekuri në kontinentin e vjetër dhe në të gjithë botën. Epërsinë e Premier Ligës e konfirmon edhe përzgjedhja e yjeve nga revista franceze, “Frans Futboll” për çmimin e Topit të Artë. Pas një viti ndërprerje për shkak të koronavirusit, spektakli dhe çmimi kthehet, me 14 yje të Premier Ligës, 5 të Serisë A, 5 të La Ligës, 4 të Ligës së Parë franceze dhe vetëm 2 të Bundesligës.

Premier Liga: Azpilikueta, De Brujn, Ronaldo, Dias, Bruno Fernandes, Foden, Jorginjo, Kejn, Kante, Lukaku, Mahrez, Maunt, Salah, Stërling.

Seria A: Barela, Bonuçi, Kielini, Kjer, Lautaro Martinez.

La Liga: Benzema, Modriç, Moreno, Pedri, Luis Suarez.

Ligua 1: Donaruma, Mbape, Mesi, Nejmar.

Bundesliga: Haland, Levandovski.

Sfidanti.al