Prapaskenë e rafinuar me “depresionin bardheblu”! Po inicohet “Skënderbeu 2”?

Tirana ra nga kategoria. Lote, deshperim, merzi. Dikush i nje brezi me te vjeter me tha qe po i duket tamam si atehere kur vdiq Mao Ce Duni. Dhe vertet qe prej disa ditesh tashme fryma ne kronikat televizive, inserted e emisioneve sportive, artikujt e gazetave etj brezit me te vjeter i shembellen me ate qe krijohej ne ditet e “hatave kombetare” te se shkuares. Shyqyr qe doli dielli sepse gati-gati do te na thuhej se dhe koha po mban zi per renien e Tiranes nga kategoria.

Ne vitet 50 kur Partizani humbiste ndonje ndeshje perjetohej si turperim i ushtrise popullore. Edhe policia nuk mbetej mbrapa kur here pas here lajthiste Dinamo. Sot po tentojne te na bejne te besojme se me renien e “Tirones” eshte turperuar vete “demokracia”. Te gjithe, qofshim qytetare te Tiranes apo dhe te Bathores, do ta hame turpin me buke po lejuam qe “Tirona” te luaje nje kategori me poshte. Madje po shohim dhe tifoza te deklaruar te Dinamos qe po thone se nuk e shohin dot Tiranen ne kategorine e pare paçka se aty ne fakt luan prej vitesh edhe vete Dinamo.

Duket sikur eshte nje situate marrezie kolektive. Po a eshte e tille ne te vertete? Sigurisht qe jo. Tre-kater nostalgjke, qofte edhe nga ana me pene apo mikrofon ne dore, nuk mund te jene “flaka” qe mban ndezur nje fushate te vertete mediatike per nje ngjarje sportive qe ne Europen ku duam te shkojme tashme eshte nje gje e rendomte. Jane rrezuar nga kategoria dhe kane prekur tabanin klube binjake me vete futbollin, qe kane bere historine e futbollit europian dhe qe kane sherbyer si simbole kauzave te mirefillta kombetare dhe politike.  Apo thua qe shiptaret nuk kane halle per te zgjidhur dhe ju mbeti te qajne hallin e Tiranes?

Po te shikosh me kujdes, vendin e loteve, deshperimit dhe merzise e zune shpejt sharjet, kercenimet dhe kerkesat konkrete per largim te Presidentit Halili. Kete po e kerkojne ish-zyrtare te klubit, ish-lojtare te papreferuar, politikane, tifoza. Po pse valle? Pse i duhet marre klubi nje njeriu qe sakrifikoi aqe shume per te? Paska ndonje kaq te etur per te marre nje ngarkim nje biznes qe kerkon me shume se nje million euro ne vit pa asnje garanci se ato para mund ti rifitosh? Ne qofte keshtu pse nuk u bene te gjalle kur Tirana u privatizua?

Jo miq. Kur ndodhi privatizimi Tirana ishte nje klub si gjithe te tjeret, dmth nje pus pa fund qe nuk mbushet me para. Sot Tirana eshte ndryshe. Projekti “Skenderbeu” ka ardhur ne fundin e tij dhe nevojitet te inicohet projekti “Skenderbeu 2”. Thashethemexhinjte dhe intrigantet thone Tirana qe i merret falas ose per nje “cope buke” te shume-nemurit Halili eshte klubi ideal per kete projekt. Pastaj Tirana ka nje thesar shume te vlefshem qe quhet Stadiumi “Selman Stermasi”. Ne epoken e saponisur te shnderrimit te stadiumeve ne qendra biznesi gjen vend shume bukur shprehja “Kush merr këte klub, merr nje thesar”.

Po tifozat? Shume nga tifozat e thjeshte te Tiranes jane vertet ne dhembje per klubin qe si thone shpesh eshte “droga” e tyre. Por midis tyre duket se ka dhe marifetçinj qe vete-instrumentalizimin e kane kthyer ne profesion per pushtet dhe kontroll mbi klubin. Keta te fundit ishin ne “autobus” kur ekipi masakrohej nga gabimet “njerezore” te  arbitrave. Tani kane zbritur nga “autobuzi” dhe kerkojne “koken” e Halilit duke mbajtur thelle ne mendjet e zeza enderren per projektin “Skenderbeu 2”. Mos ju qofte thene te fitojne me kete skenar te zi. Mjere Tirana po ndodhi ndryshe.

 

Edi  Dani