Çudia me e madhe zgjat vetem tre dite, e ka thene Çajupi i madh ne koherat me te zymta, kur sundonte ne vend anarkia dhe korrupsioni, ne kohen qe kishin humbur vlerat e verteta dhe kur Bejleret otomane shinin dhe dhjamoseshin ne kurriz te kokeulurve.
Ky eshte refreni justifikues i agallareve te sotem, atyre qe startuan me geta dhe çorape deri sa kapen majen e gjësë, deri sa u vetshpallen mbreter dhe perandore te lojes se qendisur me fije te pista.
Keshtu e kane menduar perhere, e kane ne maje te gjuhes justifikimin, a thua se sot te gjithe hane bar nga ai i fushes dhe nga ai bari tjeter, qe te roberon dhe te mpin gjymtyret.
Ai bari tjeter qenka me i ëmbël, te jep krahe, siç e thote edhe reklama, te ben t’i marresh kembet ne dore dhe te degdisesh deri ne skutat e Azise, per te stisur lojen dhe rezultatin.
Çudia e rradhes nuk ishte “fitorja” e dates 7, çudia e rradhes ishte tufezimi i aktoreve te lojes, çudia ishte rreshtimi i pavend me hir ose pa hir dhe pa kurrefare merite i atyre qe kishin ne dore kartonin me qellim te ndryshonin kursin dhe orientimin e busulles se prishur enkas.
Çudia e dates 7, nuk zgjati tre dite, po kthehet ne sage tragjike, me zë dhe figure me letra voluminoze, qe vijne nga vendi i alpeve me bore.
Çudia e dates 7, eshte vet dhimbja qe i therr ne gryke dhe i zë gojen atyre qe duan dhe kane dashur te ngrene zerin, por fjalet ua ka helmuar çorba e prishur, ajo qe gatuhet nga shefat e medhenj.
Turp e faqja e zeze! Per te gjithe NE, turp! Per te gjithe ata qe e mbyllen nje sy dhe heshten, eshte perseri turp!
Nuk eshte ndonje turp perse nuk fitoi Fino, eshte turp pse rruga drejt sherimit gjarperoi me hile dhe tradheti, turp eshte qe i semuri qe lengon, kerkoi me ne fund te sherohet dhe çelsat e sherimit u hodhen ne detin gri te dites me shi diku thelle ne Adriatik.
Pershendetje e dashur Federate, jam une qe po ju shkruaj, jam une qe dikur ulesha me emocion ne shkallaren e stadiumit per te ndjekur lojen me te dashur ne bote.
Pershendetje e dashur Federate, te preferoja me shume atehere kur nuk kishe zyra luksi, por stadiumet plot me tifoze.
Pershendetje e dashur Fedelloto, te donim me shume atehere, ka kohe dhe nuk mbaj mend sa, te donim me shume kur ti vet shume vite pas ne kohe, e doje futbollin po aq sa ne. Te donim edhe ty pa asnje dallim nga loja, sepse ti kishe pasionin dhe deshiren te luhej paster dhe me dinjitet.
Po te te hedhesh syte tani, dukesh si nje ” femer fatale”, nga ato qe mbarsen vetem per euro dhe leke, dukesh si gerdalle me kulla betoni, dukesh si shtriga qe tremb dhe largon femijet nga fusha.
E dashur Fedelloto, nuk te ben derman as botoxi e as buskuqi, nuk te ben derman as zyra e as kulla mbi fushe, je kerrusur nga pesha e fajit dhe turpit bashke, faqet e varura dhe te vijezuara nga dieta per tu dukur me e re,ngjasojne me kater rruget e mekatit.
E dashur Fedelloto, te pershendes vetem te te them se jam dhe jemi ende ketu, per te treguar se çudite nuk jane me fabula me pula dhe gjelë, çudite dhe bëmat e tua jane dosje qe nuk flene me si me pare.
Rishihemi perseri, e ndiej se do jete shume shpejt, rishihemi se shpejti jo per te permendur emra qoftelargu, por rishihemi me shpresen se ky futbolli im edhe i yti per fat te keq, do jete nje dite i te gjitheve!
Sfidanti.al