Dy dite me pare, me nje njoftim publik te tipit “cirk”, FSHF pergenjeshtroi raportet ne media mbi bemat e organeve te saj te licencimit te klubeve, portretizoi veten si nje institucion me organe vetvepruese te pavarura dhe natyrisht qe shprehu besimin per fitore te tjera ne te ardhmen.
Por edhe nje sy i pastervitur me keto lloj paravolish do te dallonte shpejt se kjo ishte nje perpjekje tjeter per te mbulur diellin me shoshe nderkohe qe klubet shqiptare po marrin goditje pas goditjesh nga “BE-ja e futbollit”.
Duke dashur te laje duart nga masa qe eshte marre nga UEFA kunder klubit te Tiranes per shkak te bilancit financiar te fallsifikuar, FSHF justifikohet duke thene se ajo nuk mund te kete asnje faj ne kete rast pasi klubet i depozitojne bilancet vete ne sistemin elektronik te UEFA-s ku FSHF nuk ka asnje mundesi nderhyrje dhe zyrtaret e saj engjej jane vetem “yjet qe rrine e veshtrojne”.
Natyrisht qe ne terrin informativ qe gjendet media dhe publiku per sa behet dhe per sa ndodh pas “murit te madh kinez” te futbollit nuk do te kishim rruge tjeter vec ta merrnim te mireqene kete shpjegim. Ne vijim bile do te duhet te mendonim se e gjithe kjo nuk ishte tjeter vec nje poshtersi e radhes qe kundershtaret e Presidentit bejne per te cenuar figuren e tij te paperlyer.
Por ja qe genjeshtra i paska kembet aq te shkurtera sa nuk shkon dot me larg se vete fundi i atij njoftimi “flete-rrufe”. Kjo sepse aty lexojme qe klubit te Tiranes fillimisht nuk i qenka dhene ajo e shkrete licence nga komisoni perkates, dhe me pas kete “krim” e paska bere komisioni i apelit qe per kete faj dhe na qenka shkarkuar.
Qe ne FSHF uji del i paster ne burim por e ndotin rruges.. kemi 16 vjet qe e dime. Edhe qe aparati atje paska zytare te korruptuar qe duke livadhisur nen hunden e Zeusit marrin ndonje lek nen dore mund ta besojme. Po keshtu, edhe mundesia qe tek ai komision apeli te kene qelluar tifoza te Tiranes eshte nje menyre per te shpjeguar sa ka ndodhur.
Po si ta kuptojme kete qe FSHF paska komisione qe ta hiqkan dhe ta jepkan licencen qe te luash ne Europe nderkohe qe na u tha se ky institucion ka vetem rol vezhgues mbi dokumentacionin qe klubet percjellin ne UEFA? Kemi te bejme me nje pergenjshtrim te genjeshtert nga ana e FSHF apo me nje mekanizem te sofistikuar qe mendjet tona te vobekta nuk e rrokin dot? Me siguri kjo e dyta eshte pergjigja. Kjo shpjegon dhe ate se pse ne FSHF nuk mund te punoje kushdo. Duhet te kesh nje mendje inteligjente dhe kualifikime pa fund qe te jesh i denje per aty.
Edi Dani