Për Europian s’ka bileta, për “Final 4”..t’i falin biletat !

Disa ditë më parë, në një emision tek “Sky” italian, ku i ftuar ishte presidenti Duka, u tha se stadiumi “Air Albania” jo vetëm ka ndryshuar futbollin, por edhe…jetën e shqiptarëve!  Se për cilën jetë bëhej fjalë, kjo nuk u zbulua dot në studio. Ndofta ..  për jetën përtej fushës, tek kafenetë që qarkojnë stadiumin , tek lokalet apo kazinotë! Apo tek dyqanet e shefave, që kanë  më shumë njerëz sesa vetë  ndeshja e djeshme “finale e vogël”, Vllaznia – Skënderbeu”,  e cila u braktis në mënyrë spektakolare nga tifozët…

A doni bileta falas ? Kjo ishte thirrja e dëshpëruar që vinte nga “Shtëpia e futbollit”, nga  FSHF-ja, një shtëpi ku jeton “mbreti me futbollin lakuriq” që vazhdon e majmet, ndërsa  familja e futbollit vetëm në stadium nuk është…

Kjo që po ndodh është e denjë për “Ginesin” tonë : mburremi me Europianin dhe bileta kushton sa vetë jeta, kurse në futbollin brenda vendit… ta falin gjithë stadiumin, t’i dhurojnë  biletat dhe prapë stadiumi mbetet drangull. Mirë shqiptarët, por s’kishte as turistë si[ u premtua…

Sfidanti.al