Locatelli jashtë Euro 2024, e ngushëllon bashkëshortja

Na ndajnë edhe tri javë nga starti i Kampionatit Europian dhe shumica e skuadrave kombëtare kanë publikuar listat e futbollistëve, ku mes tyre ka gëzim por edhe zhgënjime. Mes lojtarëve të mërzitur që nuk do të jenë pjesë e Euro 2024 është edhe Manuel Locatelli, i cili është lënë jashtë liste nga trajneri Luciano Spalletti. Mesfushori i Juventusit sigurisht që ka mbetur i befasuar dhe do të shikojë axurrët nga divani i shtëpisë të mbrojnë titullin. Por ai do të mund të ngushëllojë veten, pasi në krah do të ketë bukuroshen Thessa Lakovich, i martuar me të më 21 qershor 2022. Një vit më parë në jetë erdhi djali i tyre Theo dhe tashmë kanë të dy më shumë kohë për të kaluar së bashku.

sfidanti.al