Penallti për Tiranën!  Rrofte ..Sistemi i gjobave

Bravo Tirana! Edhe pse e zhytur  ne klasifikim , i ka dhënë leksionin e vitit të “perndriturve  të FSHF-së”. Në fillim ishte viktima, e “rrihnin për hiçmosgjë” duke e ndëshkuar me penallti, tani e përkëdhelin sikur mezi ta kishin! Tirana ka marrë penallti në Ballsh, tamam pas dy “protestave” pikante  që bëri sepse e lëndonin ne loje me penallti kundër, fiks  në Durrës dhe në Elbasan.

Hajde mos beso  pastaj se drejtësia blihet me para! Sidomos në futboll, ku fletët e gjobave janë ku e ku më të bekuara se fletët e rregullores. Shëmbulli i Tiranës është me 5 yje : pagoi 5 milion lekë për dy protestat që bëri, nga 2,5 milion secila dhe rrota e fatit ndryshoi menjëherë. Penallti  në favor të Tiranës ,mu në Ballsh. Shyqyr zotit që këtë herë nuk u qesëndis Bylisi të bënte protestë dhe të zhytej në dhomat e zhveshjes për protestë ndaj penalltisë…

Sfidanti.al