Nëse Partizani e ka seriozisht se peshën e fajit e ka arbitri Simo dhe jo futbollistët e tij për barazimin me Laçin, kjo është si të shpresosh që të numërosh qimet e gomarit me doreza boksi. Ata që ishin në stadium, dhe më të shumtët nga ekrani, e panë me vepra se si “kampionët” , gati në gjithë pjesën e parë, nuk gjenin dot busulllën dhe jo portën e Laçit. Ajo anektoda me gjunjët e “demave” paska qënë e denjë për 45 minutat e para, një periudhë e mpirjes kolektive, saqë portierit Selmani të Laçit askush nga “demat” nuk arriti t’i prishte as modelin e flokëve. Duket si një ditë “luksi”, e zgjedhur për ëndrra me sy hapur, kur dhe trajneri Gega , ashtu si futbollistët e tij pas ndeshjes, e delegon të keqen te arbitri Simo dhe nuk tenton të futet tek hallet brenda shtëpisë së tij…
Disa , kur mendonin për titullin kampion, fantazonin se “demat” do të lëshonin xixa kundër Laçit, pale të guxonin se do të ndodhte e kundërta. Partizani dhe Laçi, si për festën e Pashkëve, i thyen vezët tek pika e bardhë e 11 metërshit , duke treguar dhe njëherë se “miqësitë e mëdha” nuk prishen për gjëra të vogla. I paharruar nga teatraliteti do të mbetet edhe fundi i ndeshjes,një skenë alibie ku futbollistët e Partizanit, rrethuan pa takt arbitrin Simo, për t’i vërtetuar tifozëve të tyre te zhgenjyer, se ata e dhanë më të mirën që kishin, por se nga doli një arbitër “kokëshkretë” , ky dreq Simo, që ndryshe nga kolegët e tjerë që janë treguar si engjëj, u prishi ëndrrën e njw 90 minutëshi që në kokë e kishin ndryshe, ndryshe u doli në..fushë …
Sfidanti.al