Kur trajnerëve u vjen goja, është një datë për t’u shënuar me të kuqe në kalendarin e kampionatit. Pale kur sulmojnë njëri- tjetrin, duklet si afrimi i “ditës së qametit”. Trajneri i Vllaznisë , Martini ka deklaruar se trajnerët rivalë të Dinamos, Ilir Daja dhe Tetova i Egnatias janë disi të trembur ndaj edhe sulmojnë egër arbitrat. Askush më parë nga trajnerët nuk e kishte kapërcyer kaq shumë gardhin …
E paparë dhe e padëgjuar : Sulm ndaj kolegëve për të mbrojtur arbitrat! Kjo është ..haleluja në një garë kurbani, ku arbitrat nuk kanë as “moter e as vëlla”! Trajneri Martini, kur ishte me Teutën kishte një sil tjetër , nuk i pëlqente të dilte në sulm kur i vinin mikrofonin para, kurse tani sikur kishte pirë gjak luani sa ia plasi : “ Vllaznia ka zot!” Se cili është zoti nuk e tha, por thuhet se ky kampionat ka më më shumë “zotër” se çdo kampionat tjetër..
Ndaj kanë dalë në “ring” trajnerët, nuk presin ose nuk durojnë që të ndeshen në fushë. Sepse ky kampionat të gënjen edhe më shumë se të tjerët. Stadiumet janë të boshatisur, por prapaskena është plot e përplot me “tifozë” . Ndaj, edhe trajneri më i urtë i Superligës, Tetova i Egantias, që pëlqen më shumë të shfaqet në fushë se sa nëpër studio e televizioneve , preku qiellin e shtatë kur lëshoi batutën pas ndeshjes me Vllazninë: “ I thashë operatorit të RTSH-së të mos e lëvizë kameran se bie ndonjë lojtar i Vllaznisë dhe arbitri Xhaja jep goditje dënimi..”
Sfidanti.al

