Një bast i fituar për ndeshjen e “trukuar”..për hapjen e basteve!

Tamam si nxënës shkolle me kollare, që kishin mbushur klasën dhe prisnin radhën që t’i pyeste “mësuesi”, kryeministri Rama, kështu dukeshin shefat e Federatave nën takimin “historik” për bastet. Një provim si ato ndeshjet e kopsitura, ku dihet sa golat do të bëhen dhe si do të ndahen nëpër pjesët e lojës. Të gjithë janë për hapjen e basteve, dhe askush nuk pyeti me naivitet: pse kur u mbyllën bastet?
Dhe dy nxënësit më të “dalluar” të klasës me kollare, shefi i olimpizmit, zoti Ylli dhe shefi i FSHF-së, zoti Duka, me hir apo me pahir, në emër të milkionave të basteve… vranë armiqësinë e vjetër dhe lindën një dashuri të re! Një dashuri me urdhër nga lart, që kuotohet me koificientë bastesh për kohën se sa do të vazhdojë…
Poshtë bastet, rrofshin bastet! Atë natë që zoti Rama zbriti nga krevati me këmbën e majtë dhe qëlloi fort me shpatën e Demokleut për t’i prerë kokën basteve ”, askush nga nxënësit me kollare, edhe dy më të shquarit, nuk guxuan t’i thonë zotit Rama se bastet janë si legjenda me dragoin, që sapo i pret kokën, dalin shtatë të tjera! Prandaj jemi me fat ( s’ka rëndësi është i bardhë apo i zi) kur dëgjoje keto ditë presidentin e futbollit, një nga “studiuesit” më pragmatistë të kesaj shkence , që të flasë për bereqetet që do t’i vijnë futbollit nga univerisi i basteve… të bardha. Jo atyre të zezave!

Sfidanti.al