Ndëshkime “bojkoti” për Tiranën e Bylisin! Mos qani se.. hapet dosja

As bojkoti, as pandemia nuk e ndalin dot skenarin e radhës, që përgatitet të ndodhë këtë sezon. Fill pas marrëzisë 2 mujore të bojkotit, ende pa goditur topin e parë në ndeshjet e Kupës,  u shfaq “fantazma e ndëshkimit”, Komisioni i Disiplinës, duke dëshmuar se e kishte marrë uria për ndëshkime! Pa filluar loja e vërtetë ( aq sa mund të quhet) çunat e telekomanduar të Disiplinës paskan  dënuar me 4 ndeshje Bathën dhe Torasën e Tiranës  të cilët  paskan  gabuar sjellje në ndeshjet miqësore! Kambana e ndëshkimit tingëllon më “kumbueshëm” kur mëson se dhe futbollisti Laval i Bylisit është pezulluar 5 ndeshje ..se ka hedhur shkelma gjatë miqësores!

Këto janë vetëm trillet  e para për Tiranën dhe Bylisin, çiftin që u kap gjallë me “gola në duar” dhe jo me “presh në duar” ( sezonin e kaluar) , por që u falën me kusht : dënimin do ta heqin pak nga pak sezonin që po vjen! Kështu, sipas trillevve  të ruletit të fatit, do të mbeten të paharruara për Tiranën kampione javët e begata, pa tradhëti, të kampionatit që kaloi, në udhën e të cilit  s’guxoi askush t’i prishte festën e 100 vjetorit. As arbitrat, “koburet me pagesë”…  as Komisionet “gjykatësit kukulla”.

Le të kujtojmë  një natë televizive , nga ato kur loja e fushës sitet   në ekran, kur dikush e pat shpuar presidentin  Halili se “ shtrigat po iu ndihmojnë këtë sezon, por do t’i keni kundër një vit më pas, siç ndodhi me Partizanin kampion”.  Dhe kreu bardheblu që dhuroi një buzëqeshje kampione, tamam sikur  vuri dorën në “zjarr” ..sikur edhe këtë vit do ta linin të festonte edhe ..101- vjetorin!

Sfidanti.al