Na bëri nder Polonia? De Biazi, mos harro të shenjtën Armeni!

Ju bëri nder Polonia ndaj jeni të dytët në klasifikim? Janë fjalët e ish-trajnerit De Biazi, fill pas fitores sonë me Ishujt Faroe dhe humbjes “madhështore” të Polonisë me Moldavinë. Pse na bëri nder Polonia? Sepse nga fituese me 2 gola ndaj Moldavisë, e dorëzoi ndeshjen dhe portën tek moldavët, aq sa realizuan përmbysjen më historike, por edhe më isterike të tyre..3-2!

Dhe kur flet De Biazi për ndere të tilla, kujtesa na dërgon vite më parë, kur edhe trajneri Italian që një ditë u trukua shqiptarçe edhe me “qeleshe në kokë”, ka përjetuar ndere që nuk mund të krahasohen me këtë të Polonisë. Fjala është për Armeninë, një bamirës historik për Kombëtaren tonë kur u kualifikuam në Europianin 2016-të , dy ndeshje ndaj së cilës janë gdhendur në histori si “dashuria më platonike” mes dy ekipeve të një grupi…

Ndaj thuhet me humor, se nëse do të ishte në dorë të De Biazit, apo më keq akoma, në dorë të presidentit Duka, dy gjëra do të shkulnin nga kujtesa jonë e fiksuar : pikët në dy ndeshjet me Armeninë dhe ato nga “qielli me dron”…në Beograd.

Sfidanti.al