Vazhdon “lufta e kyçit” mes Çelsit e Man. Junajtidit për Mauntin

“Djajtë e kuq” kishin bërë një ofertë prej 55 milionë paundë stërlinash, të tipit “merre, ose lere”. Gjithsesi, “Blutë e Londrës” nuk deshën të “peshkoheshin” dhe u përgjigjën me një kundërpropozim: Kërkojmë 65 milionë paundë, por jemi gati që të takohemi sy më sy dhe të bisedojmë. Çelsi ka ulur pak pretendimet nga 70 milionë të kërkuara fillimisht, plus që mund të bisedojë, ndërsa Mançester Junajtidi pritet që të përgjigjet pozitivisht (për bisedime), sepse trajneri Erik Ten Hag e cilëson të rëndësishëm Mejzën Mauntin.

Sfidanti.al