Myrto Uzuni përmbys 3 herë “betejën e Kartagjenës”

Nuk ndalet Myrto Uzuni në Spanjë dhe së fundi ka fituar edhe “betejën e Kartagjenës” duke e përmbysur kokëposhtë atë. Këtë herë skenari i ndeshjes ishte i denjë për një film , të cilin kishte nevojë ta shikonte i pari vetë trajneri i Kombtares, Silvinjo. Trajneri brazilian që ka luajtur me nervat e Uzunit tamam si Pavolovi i fashmësh , shkencëtari, me qenin e tij eksperimental. Në fillim e fiton betejën Kartagjena, më pas, Uzuni shënon tre nga katër golat e ekipit të tij…

Deri në këto momente, Uzuni ka shënuar plot 14 gola për Grendadën e tij dhe sa herë shënon në Spanjë pyesin me habi: pse shqiptarët thonë se ka dy Uzunë, një për Spanjë dhe një për Kombëtaren? Thonë se një pyetje e mirë e ka përgjigjen brenda, por  më shumë mundësi ka që të jenë 2 Silvinjo se sa dy Uzunë. Myrto ka lindur për gola dhe jo për të mbrojtur portën dhe i fundit që do ta mësoj këtë mbetet trajneri i tij në Kombëtare, Silvinjo. Njeriu që na kujtohet sa herë që shënon Myrto dhe vrapon drejt kamerës dhe thotë disa fjalë, që kushdo e shpjegon drejtimin e tyre…

Sfidanti.al