Mrekulli e dyfishtë në Air Albania: s’punon sistemi VAR , më pas fiken edhe ..dritat!

Mrekulli e dyfishtë në “stadiumin më të bukur në Ballkan”, siç e bekuan shefat, në Air Albania: në fillim erdhi njoftimi hokatar se sistemi VAR ka marrë virusin dhe nuk do të punojë këtë ndeshje dhe tjetra, një simptomë e njohur , fiken dritat mu në zemër të ndeshjes për disa minuta! Si mund të bashkohen dy ngjarje të rralla dhe te bujshme për botën e futbollit, brenda një harku te limituar kohor ! Kjo dëshmon se edhe vetë “Ginesi”… na është ulur në gjunjë, tejet i dorezuar, sepse s’ka më fletë për të përballuar..”mrekullitë” e pashtershme shqiptare!

Për fikjen e dritave, edhe nuk mund të krenohemi shumë, sepse është një përjetim i provuar edhe më parë, madje tamam në një ndeshje Derbi midis Tiranës dhe Partizanit. Dhe ky errësim total i stadiumit për pak minuta, gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi, sipas disa shpjegimeve , ishte si një paralajmërim se po afron ndeshja Derbi, dueli elektrizues midis Tiranës dhe Partizanit, që njihet dhe me nofkën ironike “spina e hequr”. Kurse per disa te tjerë, kjo ndeshja Partizani me Kukësin hoqi vetë spinën e dritave, ku në pjesën e parë, dy ekipet që pretendojnë për titull, shkuan vetëm nga një herë në portat kundërshtare dhe bënin garë kush e kush të gabonte më shumë…

Sfidanti.al