Në zemrën e Guardiolës tek Siti gjithmonë ka një Silva!

Më herët ishte Davidi, ylli i kombëtares së Spanjës, që luajti për 10 vjet në “Etihad” dhe fitoi shumëçka, me përjashtim vetëm të Championsit. Gjithsesi, tek Mançester Siti i Pep Guardiolës nuk mund të mungojë një futbollist me mbiemrin Silva, veçse ky tani është portugez dhe jo spanjoll. Bernardo Silva u cilësua nga trajneri katalanas si “lojtar jashtë kësaj bote” pas paraqitjes së tij ndaj Bërnlit, në fitoren 2-0 të “Qytetarëve”. “Ai po luan sikur të jetë jashtë kësaj bote, – tha Pepi, – ai shënoi gol ndaj Bërnlit dhe humbi një rast tjetër sepse nuk donte të shënonte vetë, por donte të gjente një shok skuadre për të shënuar. Bernardo është një njeri i pabesueshëm dhe ai po luan në nivel tepër të lartë prej kohësh”. Silva u duk i mërzitur në fund të ndeshjes, ndonëse ishte lojtari më i mirë pikërisht sepse donte që ekipi të fitonte më thellë, të shënoheshin më shumë gola.

Sfidanti.al