Ishte marrë për të pretenduar për Këpucën e Artë, por këto kohë më shumë po flitet për Mohamed Salahun, Kristiano Ronaldon dhe Xhemi Vardin. Romelu Lukaku ka 6 ndeshje radhazi që nuk shënon për Çelsin në të gjitha “frontet”, diçka që ka krijuar alarm te tifozët dhe kanë nisur kritikat nga analistët. Trajneri i Bluve të Londrës, Tomas Tuhel, gjithsesi, thotë se ndihet i qetë. “Nuk jam aspak i shqetësuar për Romelun, – tha tekniku gjerman, – ai ishte pak i lodhur dhe po ashtu mbeti disi i izoluar ndaj Brenfordit sepse po mbroheshim prapa me shumë forca. Gjithsesi për 60 deri në 75 minuta ne luajtëm shumë mirë me Romelun dhe Timon në fushë”. U desh forma e madhe e portierit Eduar Mendi, që bëri 6 pritje, që Çelsi të mos humbiste, ndërsa goli u shënua nga Ben Çiluell.
Sfidanti.al