Lojë djallëzore me Tiranën, sa hipokrite fraza: “ Përmbysni si Kombëtarja”

Si është më mirë, të jesh gjallë ne tokën tënde për një kohë të gjatë, apo të jetosh vetëm disa ditë në tokë të huaj. Paska qënë një skenar i denjë për një film, kjo që po vazhdon të ndodhë me Tiranën, ekipin që po e dehin me Europën, për të harruar thikën pas shpine, që i ngulën në lojën brenda kufirit . Pale si “ngjethesh”, kur dëgjon edhe atë frazën hileqare, të pisët nga shëndeti, se “ Tirana ka një model  si të kualifikohet, të kopjojë Kombëtaren që humbi me 3 gola dhe pastaj..hyri prapë në histori me 3 gola në Tokën e Shenjtë”. Sa do të donim, që vetëm në këtë rast të mos përmëndej Kombëtarja, sepse, siç thotë edhe proverbi i vjetër “ deti vetëm një herë sjellë paketa”.  Do të ishte mrekulli nëse edhe Makabi, kur të luante sot ndaj Tiranës, të lëshonte një hije të madhe në fushë,  siç bënë futbollistët e përfaqësues së Izrealit daj nesh, ku iu harbuam aq shumë golave tonë, sa nuk arritëm të pikasnim dorëzimin total të tyre. Nuk është kaq budallaqe Tirana sa të dalë në fushë, duke besuar në përrallën kuqezi, ku me të vërtetë  lodhesh me kontrolle e me frikën e terrorit para ndeshjes, por sapo bie bilbili,.. e  kupton se fjalët maskojnë veprat.

Lëreni të qetë Tiranën, ta shijojë këtë momentin europian, sepse njëherë që besoi  verbërisht tek këshilla e mësuesit-djall,   e ka humbur gjithë pasurinë e mbledhur në vite. Për të fituar pak nder, nga ai që humbi me shumicë gjatë sezonit, Tirana, të paktën për 90 minuta me Makabin, le të përpiqet të ngjallë Tiranën e papërlyer. Atë që s’kishte burrë, qoftë edhe me kollare, t’ia pëdhoste emrin në kampionat dhe pastaj ta dërgonte tek çesma e botës.. për të larë mëkatet.

Sfidanti.al