Kur sistemi VAR na shndërrohet në “ëngjëll mbrojtës” , si në rastin e ndeshjes së Partizanit me Astanën, ku 3 gola të kundërshtarit u anulluan, lumë urimesh u thanë për VAR-in, shyqyr që lindi! . Nga toka po e po, por edhe nga qielli. Madje portieri i Partizanit, Alban Hoxha , paska thënë se Zoti i dha një farë shprese me golat e anulluar! Dhe , nëse në “lojë” futet edhe zoti, kuptohet zoti i futbollit, le të shpresojmë që VAR-i të na “ruajë” portën edhe në ndeshjen e kthimit …
Rroftë VAR-i thamë pas ndeshjes sw parw tw Partizanit me Astanën, ku u anulluan 3 gola. Poshtë VAR-i – u dëgjua po këto ditë, fill pas derbit Tirana-Dinamo , ku u dhanë 3 penallti vetëm me VAR ! Edhe pse arbitri Juxhin Xhaja mbahet si rekordmeni në fuqi për akordimin blic të penalltive, ka arritur të jap dy penallti për 2 minuta, këtë herë iu dorëzua “njerëzve të furgonit”, për të cilët u vlerësua nga zyrat.. se e bënë ndeshjen edhe më të bukur seç ishte !
Sfidanti.al