Ky qënka si Kobi Brajant ? Legjenda “shfaqet” me Jordaninë

Kobi Brajant nuk mund të harrohet, madje ne Botërorin Aziatik është “shfaqur” në fushë kur po luante Jordania. Ishte një bastebollist ne fushë, që luante me Jordanine, me emrin Ronde Hollis Xheferson, ish-basketbollist i NBA-së me 300 ndeshje ne 6 vite, që dukej sikur ishte “Black Mamba”. S’mjaftonte ngjashmëria fizike me Kobin, por basketbollisti me numër 24  vazhdonte të “ishte” legjenda amerikane edhe kur gjuante apo lodronte me topin..

“Kobi është duke e parë këtë shfaqje dhe po qesh “! Kështu u shkrua në sitin zyrtar të Turneut.  Ajo që ndodhi në Manila të Filipineve, ku Greqia fitoi 92-71 me Jordaninë, ishte si një film për të kujtuar  një sportist të madh,  që nuk mund  të harrohet…

Sfidanti.al