Mesi dhe Xhokoviç , takim “hollivudian” i mbretërve!

Pyetja që bëhet në US Open : do të marrë hak Alkaraz ndaj Xhokoviçit pas finales së Cincinatit , apo “mjeshtri” Nole do t’i jap leksionin e fundit nxënësit. Leo Mesi  sapo është shtuar në listën e atyre që mbështesin “diktaturën” e Xhokoviçit. Ditët në prag të US Open, Lionel Mesi dhe Novak Xhokoviç , dy sportistët më të fortë në botë në futboll dhe në tenis, kanë darkuar bashkë në një restorant të Nju Jorkut…

Dhe artizan i takimi ka qënë një nga pronarët e ekipit të Mesit, Inter Maiami, Jorge Mas , i cili kishte postuar në twiter : “ Çfarë nate!”  Dhe ky sezon ka nisur mbarë për “mbretërit”: Mesi me 10 gola dhe një asist, Xhokoviç  sapo fitoi trofeun e Cincinatit, duke mundur “fëmijën mrekulli” Alkaraz..

Sfidanti.al